Saturday, July 31, 2010

EKLIPS HANEPLOTE!!!!

Kur t'harroj
shputat e gzhatuna shkelin rane te ftohte mohimi
e gur tan thepa e xunktha
ne nji breg t'lanun mas shpine.
Dallge t'egra
perplasen n'shtegballin tem
pa ngushllim!!!!


Kur t'kujtoj
male shemben syve te mi,
gjaku vyshket e pergjumet ne perpjeten e vet
pa limfe e ajer,
fjalet shurdhohen,e zemrimi ngreh kryet!!!

Dramca t'thame,
duert plot me to,
ne rrokullime....

...hana buzeqesh krejt pa faj mbi krye....
kur t'harroj,
kur t'kujtoj!!!!



25 korrik 2010

1 comments:

ardita said...

ah mor kapiten djali. Ti te plas cipen e shpirtit me shpirtin tend.