Tuesday, April 6, 2010

KEPUCET!!!


Brenga te balcamosuna ne kembanore kishasH,rruge te pergjumuna tue u perpelit ne harta te venituna te pritjes,jane atje,harru ne kanavacen e piktorit,dore e ngrime ne perziemje ngjyrash.
Frymemarrin.Psheretijne.Pulsojne pa peshe ne galaktika yjesh te shuem,lodrojne ne gazmendin e hirte te hanes.
Kepucet nuk kane goje.As tinguj.As ndjenja!Ato jane atje,te harrueme prej vedit,si vargje te binduna,si vargje te pazgjueme,si fjale te mylluna prej kohesh ne nji zarf te adresuem askund!!!!Askujt!!!!
Kepucet nuk deshirojne.Jane durimplota ato.Pentagrame anrrash,lumej aventurash dhe ngjyrash gjallojne duf e vrull.

Kepucet.Ato te bindurat!Ato qe nuk te lane kurr vetem fundja,si nji shikim i dashtun.Si nje perkedhelje e amel natmirimi,e ma e amel se zgjimi vullnetshume.Ato kane dicka nga nata,kane dicka nga agimi,te bindurat ato,kepucet.Te devotshmet,ato,kepucet.
Jane atje...dhe presin!!!!!


Kepucet jane hapat e pare.Kepucet jane hapat e fundit.
Kepucet jane tendenca,ato kane tendenca.Jane flladi i fillimprillit qe zgjon buzeqeshjen.Jane percafjet lojcake te gjethit rebel me kalldramin,hare gjethnajash e kordash te ngadhnjume.
Kepucet jane bulime sythash e punila te njome ne kryqin e harrume pa krisht te besimit.Ato dine edhe te dashurojne.Betohen ne heshtje se njohin sekretin se si bahet paqe me vdekjen.Kane shpirte,te shenjte madje,si buka e norme e gjathi i gjakte i ringjalljes.Po ti prekesh kepucet,do ta nigjosh pjalmimin e psalmit gjuhe e ngrohte ne plage te pasherueme.
Kepucet,ato,te harruemet,ato te paveshunat,ato virgjneshat te gatshme per naten e pare te flijimit.brenga te balcamosuna por qe frymemarrin ngjyra,ne syte e piktorit,kureshtje pa fre femije,jane atje,palosun,si urtesia bri oxhaku tue pleqnue gjasen,e tue u pa sy m'sy me vedin.

Teka dera!!!




6 prill 2010

0 comments: